Titulli detyron "Arifin e shqetësuar" të japë llogari para qytetarëve!
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi nuk ka mundur ta përmbajë veten dhe kështu me iniciativë më shumë të tij se sa udhëheqësit të emisionit, merr pjesë në një emision televiziv ku shpreh urimet dhe dëshirat personale.
Gjithkush që ka përcjell emisionin e mbrëmshëm të TV Spektrit në Bujanoc në të cilin mori pjesë i pari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, ka mund të vërej qartë se produkt i saj ishin të vërtetat e publikuara në portalin informativ Titulli, që Arifi e viziton disa herë gjatë ditës, derisa mbanë mbledhje kolegjiale kushtuar publikimeve në mediumin tonë.
Në emisioni mbi një orë gjysmë, kryetarit iu shtruan kryesisht pyetjet që kishin të bënin me temat që ishte marr portali informativ Titulli, përveç që të parit të komunës nuk ia thoshte goja emrin e mediumit tonë, ashtu siç nuk “ishte i fjalës” të thotë numrin 2.000, që për shumkë është e njohur kjo shifër për premtimin e punësimit të qytetarëve të kësaj komune.
Arifi ishte “zbutur” dukshëm, derisa arriti të pranojë edhe disa nga shkeljet, sidomos rreth emërimit të Këshillave të shkollave, ku tha se në njërën prej këtyre institucioneve arsimore të kësaj komune Këshilli ishte shkarkuar ende pa i përfunduar mandati, derisa tashmë i “dorëzuar” foli edhe për bashkëpunim në formimin e organeve të reja drejtuese në institucionet arsimore.
Ai foli për shumë fusha, derisa nuk la pa prekur as koalicionin qeverisës duke thënë se ai është stabil.
Përderisa, Arifi shprehu stabilitetin në qeverisje, vet fakti i “marrjes pas vete” në përurime të punimeve (që deri më tani nuk e ka bërë) të kryetarit të Kuvendit dhe LPD-së Jonuz Musliut, tregon në brishtësinë e koalicionit.
Vallë mos po frikohet Arifi se do të mbes pa Musliun dhe koalicioni i tij do të dështojë, e me të edhe premtimi për 2.000 vende të punës?
Gjendja reale është kjo, që frika është e madhe, pakënaqësi në parterin qeverisës-Lëvizjen e Progresit Demokratik (LPD) ka shumë, ndërsa Partia Demokratike nuk ka komoditetin që kishte dikur, sidomos pas forcimit të Partisë për Veprim Demokratik e cila fitoi dy ulëse në zgjedhjet Parlamentare të Serbisë.
Arifi foli atë që deshi në mediumin që financon ai, por jo atë që deshën qytetarët ta dëgjojnë prej tij “si njeri i fjalës” që trumbeton se është.
Në këtë emision që si shkas u morë dyvjetori i vetëqeverisjes lokale, u bisedua edhe për tema të ndryshme, pa lënë anash projektet e realizuara, mirëpo asgjë nuk u tha rreth projekteve infrastrukturore të punuara në vendbanimet serbe, të cilat janë pjesë e pandashme e komunës së Bujanocit.
Krejt në fund, portali informativ Titulli e siguron Arifin se presionet e tij që po bëhet në mënyra të ndryshme, që nga “trajnimi” i anëtarëve të partisë së tij se si të sillet me udhëheqësit e mediumit në fjalë, nuk do të japin produktin që ai dëshiron.
Ndërsa, telefonatat që vet i pari i komunës i bëri në OSBE, tek përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së në Beograd, zyrën e Bashkimit Evropian dhe institucione tjera, për të kundërshtuar raportimet e këtij medium që tregonin gjendjen reale, Titullit vetëm se i kanë dhënë mbështetje më të madhe në misionin e saj për të larguar terrin informativ në Luginë të Preshevës.
Kur është në pyetje informimi dhe presionet ndaj gazetarëve, ndërkombëtarët ia tërheqin vërejtjen kryeministrave, siç ishte rasti i fundit me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ndërsa të “vegjëlve” si Arifit, kjo mund të mos i kalojë vetëm me tërheqje të vërejtjes…/Titulli.com/